Tirana “blindon” talentet, akord për 2 vite me sulmuesin 17-vjeçar

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 27, 2018 | 15:30

Tirana “blindon” talentet, akord për 2 vite me sulmuesin 17-vjeçar

Ernest Muçi kalon “klasën”. I riu që debutoi ende pa mbushur 17- vjeç me Tiranën ka arritur zyrtarisht akordin me klubin për të firmosur kontratën e parë si profesionist. Bëhet fjalë për një marrëveshje 2-vjeçare, por me opsion rinovimi për një tjetër sezon. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët në të gjitha termat kontraktukalë, ndaj e vetmja gjë që pritet, është që të hidhet firma. Dhe në këtë rast nënshkrimi është pa dyshim një formalitet.

muci

Duke qenë se nuk është ende moshë madhore, për të do të firmosë i ati, megjithatë duket se në këtë drejtim nuk ka vend për pengesa. Pak kohë më parë, Tirana ka siguruar njëherë e mirë edhe shërbimet e mbrojtësit Klisman Cake, i cili ka marrë minuta mjaftueshëm si bardheblu këtë vit. Pezull tashmë mbeten të tjerët. Janë jo pak, por edhe tre futbollistë të tjerë që kanë fituar besimin e Ze Marias këtë edicion.

Patrik Bardhi u bë disa javë që luan, ndërsa për Marsel Ismajlgecin dhe Jurgen Çelhakën, “premiera” ishte ndaj Tomorit. Me këta elementë ende nuk është folur për kontratë, pasi janë ende në “lupë”.

tomori tirana

MERKATO – Tirana kërkon kohë për merkaton. Nëse gjatë dimrit dështoi me blerjen e afrikanëve, tashmë kërkon që të mendohet mirë para se të vendosë. Veç tregut të huaj, vëmendja do të përqendrohet edhe në Superiore. Klubi ka hyrë në fazën e studimit të lojtarëve që lirohen në fund të këtij sezoni, pra po shohin se kujt i mbaron kontrata në mbyllje të kampionatit.

Sa i përket merkatos në dalje, shanset që të shesin ndonjë element këtë në verë janë minimale. Kategoria i ka penalizuar ndjeshëm, pasi klubet e huaja nuk e kanë hedhur vështrimin në inferiore.





www.minuta90.com