Tirana bind në Vlorë, Flamurtari në kolaps

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2015 | 11:54

Tirana bind në Vlorë, Flamurtari në kolaps

Flamurtari-Tirana 2-2FLAMURTARI TIRANA 1 2
GOLI Bregu 47’/ Muça 3′, Bushiç 57′
FLAMURTARI: Lika, Arbri, Kuqi, Zeqaj, Maxhuni, Telushi, Llambro (Vucaj 72′), Hoxha (Kruja 58′), Sino (Bregu 46′), Shehaj, Buval; (në dispozicion: Xhelili, Tomiç, Aliaj, Gjinaj).Trajner: E.Ramela.
TIRANA: Ed.Bakaj, Kërçiku, Muça, Curri, Ristevski (Kalari 78′), Karabeci, Bulku (Sefa 51′), Taku, Muzaka, Ndikumana (Halili 86′), Bushiç; (në dispozicion: Çaka, Pashaj, Kahata, Hyshmeri). Trajner: G.Magani.
KARTONË TË VERDHË: Kuqi 67’/ Sefa 90′ VËZHGUES: Arjan Mali (Patos)/
DELEGAT: Denis Bastari (Tiranë)
GJYQTARET L.Jemini, E.Doda (Tiranë), M.Dervishi (Shkodër)

Tirana nuk fal në Vlorë. Bardheblutë kanë fituar me shifrat 1-2, duke u rifutur në garën për titullin. Tashmë kryeqytetasit e shohin vetëm – 4 nga kreu. Golat e Muçës dhe Bushiçit kanë mjaftuar për këtë trepikësh dhe për të zhvlerësuar golin e të riut Bregu. Një 90-minutësh i dominuar nga miqtë në stadiumin “Flamurtari”, të cilët kanë raste me bollëk dhe shpërdoruar njëherësh. Sakaq, kuqezinjtë janë në kolaps total, teksa dje kanë pësuar humbjen e 6-të radhazi. Disfatë, e cila ka sjellë e kontestimin e tifozëve vendës për lojtarët dhe trajnerin. Ata kanë kërkuar largimin e Ramelës dhe futbollistëve, teksa dëgjoheshin fjalët: “Jeni pa gjak, hiqni fanellat”.

Pjesa e parë – Tirana e nis vrullshëm dhe në rastin e parë gjejnë golin. Ka goditje dënimi në të 3-ën, ekzekuton Karabeci, Lika del në mënyrë të gabuar, Muça gjuan me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, 0-1. Ky gol i shpejtë u duk që do të shoqërohej me goledë, duke parë edhe intensitetin e lojës dhe rasteve të bardhebluve. Në të 13-ën, Muzaka kroson në zonë nga e djathta, devijon Zeqaj, ndërsa topi që i drejtohej portës largohet me vështirësi në këndore nga portieri Lika. Në të 20-ën, Telushi tenton nga distanca përmes një goditjeje dënimi, por topi përfundon vetëm mbi traun e portës kundërshtare. Muzaka kombinohet bukur në të 24-ën me Takun, ky i fundit gjuan me të djathtën pranë zonës, por Lika bën shpëtimtarin dhe largon rrezikun. Është sërish Muzaka protagonist, teksa në të 29-ën bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, driblon Maxhunin, hyn në zonë, por gjuajtja është e gabuar dhe topi kalon mbi traun e portës së Flamurtarit. Ky fraksion mbyllet edhe me dy raste nga Bushiç e Taku, por asnjëherë nuk u gjet kuadrati.

Pjesa e dytë – I sapofuturi Dejvi Bregu bën diferencën, i mjaftuan pak sekonda për të zgjuar shpresat e Flamurtarit. Në të 47-ën, Buval kombinohet me të riun, që kalon Kërçikun, hyn në zonë, gjuan dhe mposht portierin Bakaj, duke barazuar shifrat në 1-1. E megjithatë festa nuk zgjat shumë, pasi në të 57-ën është ERMAL SIKA Tirana që rigjen avantazhin. Ndikumana hedh një top në zonë nga e majta, Bushiç lirohet mirë, gjuan me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë dhe 1- 2. Ritmi i lojës shtohet, teksa përpjekjet në të dyja kampet nuk mungojnë. Tirana krijon volum e raste, megjithatë edhe vlonjatët përfitonin nga kundërsulmet e shpejta. Në të 66-ën Shehaj godet fuqishëm në hyrje të zonës, grushton Bakaj, krijohet rrëmujë në zonë, megjithatë është Muça që neutralizon rrezikun. Rast ideal ishte ai i të 75-ës, kur Ristevski gjen Ndikumanën, sulmuesi jep një pasim nga e majta, por në momentin kur Muzaka do të vihej në zotërim, shfaqet përpara tij Maxhuni që largon në këndore. Tentativat vazhdojnë me Bushiçin, Takun e të riun Halili, por pa rezultat, shifrat nuk ndryshojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"