Tiago Silva flet për të ardhmen: Dua të kthehem në Brazil, por kam një pengesë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2023 | 13:41

Tiago Silva flet për të ardhmen: Dua të kthehem në Brazil, por kam një pengesë…

Kapiteni i Brazilit, Tiago Silva ka dhënë një intervistë për median braziliane “Globoesporte”.

ghbn

Mbrojtësi ka rrëfyer se deshiron të qëndrojë edhe një vit tek Çelsi dhe më pas të rikthehet të rikthehet në shtëpi dhe të veshë sërish fanellën e Fluminense, skuadra ku u rrit.  Megjithatë, 38-vjeçari pranon se mund të ketë një pengesë, fëmijët e tj.

“Tani e ardhmja i përket Zotit. Të gjithë e dinë se sa shumë dëshiroj të kthehem te Fluminense, por sot është e vështirë të flas me familjen time. Fëmijët e mi nuk duan të jetojnë në Brazil, kështu që është një situatë shumë e ndërlikuar, por ne kemi ende një vit për të reflektuar dhe kuptuar se çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm”, tha Tiago Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"