“Tiago Mota më shkatërroi eksperiencën tek Interi”, rrëfimi special i Klaudio Ranierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 15:52

“Tiago Mota më shkatërroi eksperiencën tek Interi”, rrëfimi special i Klaudio Ranierit

Klaudio Ranieri e ka përjetuar Inter-Roma në të dyja kampet dhe di të zbulojë shumë gjëra mbi të dyja skuadrat, e më shumë akoma për protagonistët, në veçanti për trajnerin aktual të verdhekuqve, Zhoze Murinjo. “Ranieri duhet të ndërrojë mentalitet”, shprehej portugezi në 2010-ën kur drejtonte Interin dhe Klaudio drejtonte Romën, një batutë të cilën 70- vjeçari sot e komenton kështu:

ranieri.png

“Tani besoj se edhe Zhoze është mjaftueshëm i moshuar për të ndryshuar mentalitet. E kam mik shumë të mirë. Mbaj mend që kur më kanë pushuar nga puna me Lestërin, doli në konferencë për shtyp me kostumin që mbante inicialet e mia KR, duke pohuar para gazetarëve se unë kisha shkruar historinë më të bukur ndonjëherë dhe se meritoja që stadiumi i Lestërit të merrte emrin tim.

Padyshim që m’u bë shumë qejfi. Tani te Roma e shikoj me të ndërgjegjësuar dhe më të pjekur. Duket sikur Roma kishte nevojë për të, por edhe ai për Romën, për një tifozëri që ta donte pa kushte”, tregoi Ranieri për “Corriere dello Sport” duke bërë më pas edhe një koment mbi pretendentët e Serisë A, por duke akuzuar edhe Tiago Motën mbi ecurinë e tij si trajner tek Interi.

KAMPIONATI – “Inter-Roma do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe pres shumë nga të dyja skuadrat e mbi të gjitha pres një ndeshje të bukur. Dua të ndalem pak edhe te Napoli që mendoj se mund të mbërrijë titullin. Kvaratskhelia është një lojtar fantastik, por kanë edhe Raspadorin që më pëlqen shumë, do të thoja që ka diçka nga Tomas Myler”.

AVENTURA ZIKALTËR – “Zëvendësova Gapserinin dhe gjithçka po shkonte mirë, deri kur Tiago Mota vendosi të shkonte te PSG-ja në janar, pasi kishim rënë dakord që do ta përfundonte me ne sezonin. I bëri presion presidentit dhe u largua duke prishur ekuilibrat e skuadrës. ndodh gjithmonë kur lojtarët kanë rolin e ekuilibruesit në fushë”.

PËRGJIGJJA E MOTËS – Pas deklaratave të Ranierit, u përgjigj edhe Mota, sot në rolin e trajnerit të Bolonjës: “Unë kam vetëm fjalë zemre për Kaludion. Është një trajner që më ka dhënë shumë dhe jam shumë i nderuar e krenar që jam stërvitur nga ai. Historia e Interit është që unë doja të largohesha dhe ai e dinte shumë mirë këtë sepse ia kam thënë privatisht. Por e vlerësoj shumë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"