Theu dominimin Ronaldo-Mesi, Lacio përgatit “dhuratë” për Imobilen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 14:15

Theu dominimin Ronaldo-Mesi, Lacio përgatit “dhuratë” për Imobilen

Lacio nuk besohet se do të lejojë largimin e “bomberit” më të mirë të sezonit 2019-2020 Çiro Imobiles.
imobile
Teksa dje shënoi golin e 36-ë sezonal në Serinë A, në Itali raportohet se president i klubit bardhekalër Klaudio Lotito është gati t’i ofrojë “Këpucës së Artë” së këtij sezoni një kontratë të re, ku Imobile do të paguhet 3.5 milionë euro si dhe do të shpërblehet me bonus për çdo arritje të realizuar gjatë sezonit.

Imobile kërkohet nga shumë klube të huaja, ku Mançester Junajtid ka shprehur hapur dëshirën për të blerë italianin.

Ai arriti të thyejë dominimin Ronaldo-Mesi për “Këpucën e Artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"