Teuta nis përgatitjet për Luftëtarin, mungon qendërmbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 13:32

Teuta nis përgatitjet për Luftëtarin, mungon qendërmbrojtësi

Teuta u rikthehet përgatitjeve për ndeshjen ndaj Luftëtarit. Ekipi është vënë gjatë pasdites së djeshme nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi dhe stafit të tij teknik. I vetmi që ka munguar në këtë seancë ka qenë kapiteni Osmani. Pjesa tjetër e ekipit ishte e pranishme në seancën stërvitore, e cila nisi me një ndarje në dy pjesë të grupit të lojtarëve.

Tefik Osmani

 

Pjesë e ekipit ishte dhe Bicaj, ndonëse mori një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë. Lezhjani duket se e ka hedhur pas “krahëve” dëmtimin duke e zhvilluar pjesën e parë të seancës së bashku me Kamaran, Gjeorgjevskin, Hakajn dhe Sidibenë të distancuar nga grupi dhe duke e mbyllur seancën stërvitore më shpejt se shokët e ekipit. Pjesa tjetër e ekipit, së bashku me stafin teknik, zhvilluan ushtrime për ngrohjen e muskujve, vrap të lehtë, ushtrime aerobike dhe më pas ushtrime me topin. Seanca e djeshme stërvitore ishte pa një përqendrim të madh te lojtarët, të cilët duhet të reagojnë menjëherë pas disfatës së fundit kampionat.

teuta

 

Në fund të përgatitjeve të djeshme, lojtarët u ndanë në dy grupe për të zhvilluar një minindeshje, në të cilën tekniku korçar kërkoi lojë të shpejtë dhe me një takim, gjë e cila i mungoi Teutës ndaj verilindorëve. Takimi i radhës është tepër delikat, pasi do të jenë përballë një Luftëtari që është “i etur” për pikë. Në Gjirokastër do të kërkohet kthesa e “djemve të detit” për të arritur te fitorja dhe për të harruar sa më shpejt humbjen në shtëpi me Kukësin.

Anarildo Aliaj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"