Teuta mendon për të ardhmen, zyrtarizon një portier 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 18:35

Teuta mendon për të ardhmen, zyrtarizon një portier 19-vjeçar

Një tjetër zyrtarizim në radhët e Teutës. Bëhet fjalë për portierin e talentuar Vasil Petani. 19-vjeçari ka firmosur ditën e sotme me “Djemtë e Detit”.

Teuta

Petani është një prodhim i akademisë së Teutës, ku ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave. Gardiani durrsak ka pasur gjithashtu edhe një aventurë 6 mujore me skuadrën e Dinamos. Ai i është bashkuar ekipit të parë, duke “blinduar” kështu portën së bashku me Frashërin dhe Celeskin.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

KF Teuta mendon për të ardhmen, firmos me portierin e talentuar Vasil Petani. Vasil Petani është nëntëmbdhjetë vjeçar, ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist cilësor ka vendosur që të behet tek KF Teuta.

Petani luan në poziten e portierit, si futbollist është rritur dhe formuar në Akademin e KF Teutës ku ka qën pjes e të gjithave grupmoshave. Gjithashtu Petani ka qën pjesë e Dinamos për një periudh 6 mujore.

Vasil Petani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"