Teuta me “armë” shtesë, Martinit i rikthehen dy titullarë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 10:28

Teuta me “armë” shtesë, Martinit i rikthehen dy titullarë ndaj Tiranës

Klejdi Daci dhe Artan Jazxhi do të jenë në dispozicion të Edi Martinit përballë Tiranës. Ndeshja do ta luhet sot,në stadiumin “Niko Dovana”. Daci dhe Jazxhi kanë shlyer dënimin e kartonit të verdhë që morën ndaj Vllaznisë. Kujtojmë se Daci dhe Jazxhi janë dy pika të forta të Teutës në këtë sezon.

TEUTA

PËRGATITJET – “Djemtë e Detit” kanë mbyllur dje përgatitjet për takimin e parë çerekfinal të Kupës ndaj Tiranës. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe ndihmësve të tij, ekipi zhvilloi një seancë të karakterit taktik, ku stafi dha këshillate fundit. Daja, do të jetë dyshimi i vetëm për bregdetarëve për ndeshjen e së martës, që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana. Lajmi pozitiv për trajnerin Martini vjen nga grupi lojtarëve i cili është i plotë, në gjendje optimale dhe në dispozicion të stafit teknik. Vështirësia ështëe madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie jo të mirë. Megjithatë, të besuarit eMartinit besojnë se do t’ia dalin. Në Durrës nuk mund tëtolerojnë një hap fals, në këtë pikë të sezoni dhe fitorja nëduelin e parë të Kupës është objektivi i vetëm. Teuta ështënë momentin e saj më të mirë të këtij sezoni, ndaj forma mëe mirë për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtinTiranën. Martini e njeh mirë kundërshtarin, por dhe fakti qëblutë vinë nga një situatë pozitive. Kjo gjë i jep më shumëmoral “djemve të detit”, që të tentojnë fitoren dhe të hedhinnjë hap drejt gjysmëfinales, që aq shumë i duhet për moral.Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që tafitojnë këtë ndeshje e ta kalojnë dhe këtë pengesë.

ANALIZA – Gjatë kryerjes së analizës Martini ka kërkuar qëlojtarët të mendojnë vetëm për Tiranën, pasi kjo ndeshje është tepër e rëndësishme. Sipas tij, vetëm, pasi të fitojnë ndeshjetnjë e nga një, do të flitet për objektivat madhorë. Në këtëmoment flitet për ndeshjen e radhës që është Tirana. Trajnerinë këtë sfidë pritet të luajë me të njëjtin formacion si ndajKukësit. Mund të këtë lëvizje taktike që mund të jenë efikase,sepse skuadra kërkon të luajë më shkurt dhe lojtarët të jenëmë afër njëri-tjetrit. Mbrojtja është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje,ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë, duke filluar nga Kotobelli, Kruja apo Gjinollari. Martini pret me ngulm që skuadratë marrë një fitore, por pse jo, të vazhdojë edhe më lojën ebukur që ka dhuruar në ndeshjen e fundit. Stafi teknik po epërgatit me kujdes takimin, me shpresën që nga kjo sfidë tëdalin me fitore. Fillimi i mirë është gjysma e punës, prandajskuadra duhet të marrë një rezultat pozitiv duke nisur që ngandeshja e radhës.

gfgh

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"