Teuta konfirmon afrimin e Çyrbjes, skuadra e Martinit e fokusuar te sfida e parë në kampionat me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 20:05

Teuta konfirmon afrimin e Çyrbjes, skuadra e Martinit e fokusuar te sfida e parë në kampionat me Partizanin

“Panorama Sport” e paralajmëroi pak më parë se Arbër Çyrbja do të jetë përforcimi i radhës në merkaton e janarit, proces i cili është shumë i rëndësishëm për durrsakët për ecurinë, që pjesa e dytë e  sezonit të jetë shumë ndryshe nga gjysma e parë e luajtur në kampionat.  Nuk ka vonuar dhe ka qenë vetë klubi që e ka zyrtarizuar afrimin e ish-mesfushorit Arbër Çyrbja.

tttt

Përveç zyrtariziamit të mesfushorit, klubi durrsak përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” tregeon edhe situatën dhe fokusin e skuadrës së Martinit në prag të fillimit të fazës së tretë të Superiores.

Ja njoftimi i Teutës:

“KF Teuta konfirmon akordin me mesfushorin, Arbër Çyrbja. Lojtari bashkohet me Teutën, pasi ishte pjesë e Dukagjinit në pjesën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Çyrbja, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit.  KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Arbër Çyrbja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.”

teutaaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"