Teuta gjen qendërmbrojtës, merr një emër të njohur të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 9:59

Teuta gjen qendërmbrojtës, merr një emër të njohur të Superiores

Teuta më në fund gjen një qendërmbrojtës, pasi ka afruar në ekip Harrallamb Qaqin, i cili së fundmi ka luajtur me Drenicën në Kosovë.

QAQI

Lojtari ka dalë në stërvitje me klubin durrsak dhe pritet të firmos së shpejti. Një investim i rëndësishëm i Teutës, në mënyrë që të përballojë pjesën e mbetur të sezonit. 28 vjeçari nuk është një emër i panjohur pasi ka luajtur me disa nga ekipet më prestigjioze të Superiores. Mbrojtësi ka luajtur me ekipe si Partizani, Laçi, Kukësi dhe Skënderbeu.

Një vlerë e shtuar për ekipin e drejtuar nda Edi Martini.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"