Tetova e nis me ritëm, por ka ende titullarë të dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 12:55

Tetova e nis me ritëm, por ka ende titullarë të dëmtuar

Pas një jave pushim, Lushnja dje u rikthye në fushë. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova është stërvitur dje në mesditë në fushën sportive të Plugut.

311457634_542059721253071_4007644457599088573_n

Ishte menduar që do të ktheheshin mesjavën e kaluar, por axhenda ndryshoi. Skuadra u la për një periudhë relativisht të lirë, për arsye dëmtimesh. Një pjesë e mirë e titullarëve, kanë shfaqur probleme fizike. Duke parë këtë gjendje, mjekët e panë të udhës të mos i mbingarkojnë. Gjendja nuk është përmirësuar, e megjithatë koha premton.

Tashmë vedhejeshilët kanë tre në dispozicion për të rikuperuar lojtarët që janë në “bokse”, por edhe për t’u përgatitur për tri ndeshjet e fundit të fazës së parë. Seancat nisën me ritëm të lartë dhe trajneri është shfaqur direkt kërkues. Ai këto ditë do të punojë për të korrigjuar gabimet e shfaqura deri më tani.

Lushnjarët po kalojnë një moment shumë të keq në kampionat, teksa kanë grumbulluar 9 pikë në 10 javë. Si rrallë herë janë në vendin e 12-të, me pikë të barabarta me Besëlidhjen dhe Apoloninë. Ndërsa fierakët kanë një ndeshje më pak, 10 gola të shënuar dhe 16 të pësuar për Lushnjën, që edhe golavarazhin e ka shumë negativ. Në këtë sezon bie në sy mungesa e rezultateve në stadiumin “Roza Haxhiu”, ku në 6 ndeshje janë marrë 9 pikë. Duke theksuar se ende nuk kanë marrë asnjë pikë në transfertë.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"