Testohet sistemi VAR edhe në Laç, kurbinasit zhgënjejnë në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 21:05

Testohet sistemi VAR edhe në Laç, kurbinasit zhgënjejnë në derbi

Laçi dhe Kastrioti zhvilluan ditën e sotme një test miqësor në qytetin e Laçit, i cili u fitua nga krutanët e Ramadan Ndreut, me rezultatin 0-1, falë golit të mesfushorit Arbër Basha.

Laci Kastrioti

Vlen të theksohet fakti, se në këtë përballje, u testua sistemi VAR, ashtu siç është vepruar edhe në disa stadiume të tjera të Superiores. Të dy trajnerët si Vukiçeviç ashtu edhe Ndreu, vëzhguan nga afër edhe afrimet në merkato. Ja formacionet me të cilat të dy skuadrat zbritën në fushë në këtë derbi miqësor.

Laçi: Dajsinani, Veliu, Roganoviç, Velkovski, Ziko, Arbër Deliu, Ardit Deliu, Sulovari, Zarubica, Ademi, Giundo. Trajner: D. Vukiçeviç

Kastrioti; Sali, Neziri, Dida, Grgiç, Rami, Prodani, Onanuga, Kodra, Basha, Greca, J.Çela. Trajner: R Ndreu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"