“Tersi” ndjek Bajernin, frikë se lojtari mund të ketë mbyllur sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 19:21

“Tersi” ndjek Bajernin, frikë se lojtari mund të ketë mbyllur sezonin

Bajerni i Mynihut ka arritur të marrë një fitore përballë Leverkusenit, e cila e mban në vend të parë. Megjithatë përveç gëzimit se skuadra po funksionon dhe po prodhon lojë të rrjedhshme, Bajerni sot ka marrë edhe një lajm jo të mirë.

DDD87E84-A14D-4EDC-B1E4-D11C074AC3E3-750x430

Autori i golit të parë, Korentin Tolizo ka marrë një goditje brutale nga kundërshtari e cila mund t’i ketë mbyllur sezonin. Lojtari ankohej për dhimbje në gju dhe mendohet se problemi mund të jetë ndonjë ligament i këputur ose mesnik, por ende janë duke u pritur kontrollet mjekësore, të cilat do të tregojnë gjithçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"