Tërbohet Partizani, 4 blerje përpara Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2019 | 20:06

Tërbohet Partizani, 4 blerje përpara Champions-it

Jo vetëm Partizani i fu tbollit, por edhe skuadra e femrave në volejboll është thjesht e pangopur në merkato. Fakti që në datat 8 dhe 15 tetor do të tentojnë kualifikimin historik për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, përballë kundërshtareve boshnjake të Jedinstvo Brcko, drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur që të konfirmojnë edhe 4 blerje të tjera për sezonin e ardhshëm.

partizani volej femra

Pas zyrtarizimit të një prej yjeve të volejbollit sllovak, Romana Hudeçova, kampionet në fuqi të rrjetës kanë afruar edhe katër sportiste, të cilat kanë qenë pjesë e kampionatit tonë. Bëhet fjalë për Klonarda Nezajn, Fatbardha Picakun, Jola Gjermenin dhe Joana Kushin. Për sa i përket të parës, Nezaj ka vendosur që të largohet nga ekipi i Mirditës dhe të bëjë rikthimin e saj te Partizani, ku është aktivizuar dy vite më parë.

Partizani2

Ndërkohë, Picaku dhe Gjermeni janë dy prej volejbollistëve më të mira të skuadrës së Barletit, ndërsa Kushi ka lënë Tiranën për t’iu bashkuar “kushërinjve”.

Partizani volley kampion

Kjo lëvizje nga ana e Partizanit tregon qartë synimet që drejtuesit dhe trajneri Roland Tarja kanë për sezonin e ardhshëm, ku sigurisht objektivi primar do të jetë mbrojtja e fronit të kampiones së vendit, por sigurisht edhe arena europiane është një stimul shumë i madh për të investuar bindshëm dhe për të ndërtuar një skuadër sa më kompetitive që të jetë e mundur. Dhe, me këto ritme që kanë nisur, nuk mohohet as ndonjë afrim tjetër i rëndësishëm, pse jo, një tjetër volejbolliste me eksperiencë ndërkombëtare si Romana Hudeçova.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"