Temperaturat e ulëta, Haxhiu i bën apel FSHF-së të shtyjë kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2017 | 20:43

Temperaturat e ulëta, Haxhiu i bën apel FSHF-së të shtyjë kampionatin

Korabi është nga të paktët klube të Superiores që fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit po e bëjnë në vendin tonë. Ekipi ka filluar përgatitjet në kryeqytet, por me mendjen në Peshkopi ku synon të luajë që në fillimin e fazës së tretë. Megjithatë, temperaturat e ulëta në vend kanë ngadalësuar si përgatitjet e skuadrës, ashtu edhe ato në stadiumin e dibranëve, ku ekipi synon të luhet në pjesën e dytë të sezonit.

Gerd Haxhiu

Ndaj trajneri Gerd Haxhiu, i ka bërë thirrje FSHF-së që të marrë në konsideratë edhe shtyrjen e fillimit të kampionatit për shkak të kushteve ekstreme në vendin e tonë.

“Temperatura në Peshkopi ka qenë -20 gradë, dhe në këto kushte ka qenë e pamundur të vijojnë punimet. Për këtë arsye do të doja që të kampionati të shtyhej dhe ne të kemi mundësinë të grumbullohemi në Peshkopi për t’u përshtatur me ambientin”, tha ai në një prononcim për “SuperSport”.

Megjithatë, shqetësimi më i madh për klubin nuk duket të jetë stadiumi për momentin, por situata kaotike që po kalon me lojtarë që largohen për arsye nga më të ndryshmet. Haxhiu ka sqaruar situatën e disa prej atyre që kanë munguar në këto ditë të fillimit të përgatitjeve.

“Vujadinoviç ka patur një dëmtim, por ne po komunikojmë me të dhe presim t’i bashkohet së shpejti skuadrës. Për sa i përket Dukic ai ka patur problemet e tij dhe me shumë mundësi do ta zgjidhim kontratën me të. Për Plakun çështja ka kaluar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Ne kemi depozituar edhe një masë disiplinore për lojtarin. Unë e vlerësoj si një sulmuesit më të mirë në Superiore dhe dua që ta kem në skuadër.

sebino plaku

Afrimet? Kam biseduar me Ansi Nikën, ai ka kërkesat e tij ndërsa ne kushtet tona. Nëse dëshiron të vijë te ne me kushtet tona, derën e ka hapur. Kam komunikuar edhe me Arifajn e Dinamos, të cilin e kam stërvitur te Luftëtari. Pres disa lojtarë të huaj të gatshëm për të luajtur titullarë, por edhe nga tregu kosovar”, tregoi Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"