Telushi “kundër” Ramelës: Formacioni ndryshon gjithnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2015 | 11:51

Telushi “kundër” Ramelës: Formacioni ndryshon gjithnjë

Gjoka dhe TelushiNdryshimi i shpeshtë i formacioneve po ndikon negativisht në ecurinë e Flamurtarit. I këtij mendimi është mesfushori i kuqezinjve, Bruno Telushi. Në një bisedë për “Panorama Sport”, Telushi ka theksuar se në këto ndeshje ekipi nuk ka pasur një formacion të stabilizuar.

E, sipas tij, kjo ka ndikuar ndjeshëm edhe në rezultat edhe lojë. Telushi apeloi se të rinjtë duhet të kenë më shumë besim në vetvete dhe të luajnë pa frikë.

“Në këto ndeshje po ndërrohen formacionet dhe nuk kemi një të tillë stabël. Gjithashtu, në përbërje kemi edhe djem që nuk kanë besim në vetvete dhe luajnë me frikë, siç mund të jenë të rinjtë.

Ndryshimi kaq i shpejtë i formacioneve nuk është gjë e mirë dhe them se ky ndoshta është edhe shkaku kryesor i këtyre rezultateve negative që kemi marrë. Në këto momente janë duke u provuar edhe lojtarë për sezonin e ardhshëm, që me sa dimë do të jenë më shumë nga akademia. Kjo politikë e klubit është gjë e mirë, ndërsa ndryshimi i formacioneve duket se sjell këto probleme që ne po hasim”, theksoi fillimisht Telushi. Humbja e gjashtë – Bruno Telushi është i kënaqur me atë çfarë Flamurtari prodhoi përballë Tiranës. Mesfushori ka theksuar se gjërat duhet të ndryshojnë në vazhdim dhe se ekipi duhet të luajë i motivuar në fushë.

“Për momentin janë bërë edhe shumë lëvizje dhe po aktivizohen edhe lojtarë të rinj. Ka shumë gjëra që nuk po ecin mirë, por jam i kënaqur se ndaj Tiranës zhvilluam një ndeshje pozitive. Pavarësisht golave që pë- suam, të cilët them se ishin për shkak të gafave tona, kemi zhvilluar një lojë të mirë. Barazuam ndeshjen në pjesën e dytë, luajtëm mirë, por sërish u ndëshkuam me një gol për fajin tonë. Të rinjtë që u aktivizuan shfaqën cilësi të mira dhe jam i kënaqur për këtë. Gjithsesi, më duhet ta pranoj se nuk po japim më të mirën tonë.

Ajo çka dua të theksoj është se nuk jemi në presion aspak nga drejtuesit, pasi ata janë duke na mbështetur në çdo kohë dhe po na qëndrojnë afër në çdo moment. Duhet të luajmë më të motivuar dhe më me shpirt në fushë. Besoj se gjërat do të ndryshojnë në vazhdimësi, me qëllim që të arrijmë aty ku ne duam, edhe pse kemi dalë jashtë çdo objektivi që kemi pasur në fillim të sezonit. Për këtë më vjen shumë keq”.

Ndeshja e radhës – Mesfushori theksoi se ndeshja e radhës me Apoloninë nuk duhet nënvlerësuar. “Ndeshja me Apoloninë nuk duhet nënvlerësuar. Mund të jetë një kundërshtar i lehtë në letër, por në fushë nuk duhet parë kështu. Duhet të jemi të motivuar, pasi edhe Apolonia ka bërë lojë të mirë kohët e fundit. Nuk duhet të zhgënjejmë sërish në këtë ndeshje. E mira është të zhvillojmë një lojë të mirë, por pse jo edhe të marrim një rezultat pozitiv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"