“Telashe” për Kukësin edhe jashtë fushës, i hakerojnë faqen zyrtare dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 19:50

“Telashe” për Kukësin edhe jashtë fushës, i hakerojnë faqen zyrtare dhe…

Si të mos mjaftojë ecuria jo fort pozitive në kampionat, Kukësi është gjendur në telashe edhe jashtë fushës së blertë. Verilindorëve i kanë hakeruar së fundmi faqen zyrtare të web-it. 

KUKESI STERVITJE

Teksa futesh për të kërkuar material në lidhje me ekipin, në kategorinë “news media”, aty gjen përmbajtje pornografike. Një veprim aspak i hijshëm ky, teksa hakerimi dhe përmbajtjet pornografike janë vendosur në gjuhën gjermane.

faqja e kukesi

Kujtojmë që Kukësi do të përballet ditën e nesërme ndaj Tiranës, teksa drejtuesve verilindorë, përveç ndeshjes, i duhet të rikthejnë në normalitet faqen e tyre zyrtare të web-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"