“Tek Interi për sfida të reja”, rrëfehet Çalhanoglu: Gol në derbi? Nëse i shënoj Milanit do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:14

“Tek Interi për sfida të reja”, rrëfehet Çalhanoglu: Gol në derbi? Nëse i shënoj Milanit do të…

Nga Milani tek Interi dhe sfida të reja. Fantazisti zikaltër, Hakan Çalhanoglu rrëfehet nëpërmjet një interviste me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ku thotë gjithçka, nga sfida e titullit tek ish-tifozët e tij kuqezinj:

CALHANOGLU XHEKO

Tifozët dhe lojtarët e Milanit – “Kam takuar shumë sepse shkoj shpesh për të ngrënë me familjen në restaurant. Më kërkojnë që të bëj foto me ta dhe më duan të mirën. Nuk kam pasur asnjë problem me ta dhe jam në komunikim të vazhdueshëm me ish-shokët e skuadrës.”

Milani – “Tek Milani kam përshkuar 4 vite të mira dhe aty kam shumë miq. Kanë qenë shumë momente të vështira, por dy vitet e fundit kanë qenë të mirë në respekt me dy të parat dhe kjo falë Piolit.”

Interi – “Interi është një skuadër e bukur dhe sezonin e fundit ka fituar titullin kampion. Kam zgjedhur të vija këtu sepse në karrierë më pëlqen të përballem me sfida të reja.”

Derbi – “Kur kam qenë kaluar nga Hamburgu tek Leverkuzeni kam provuar ndjesi të njëjta kur luaje në të njëjtin stadium, por me një skuadër tjetër. Këtu në Milano, derbi është ndryshe. Unë i njoh mbrojtësit e Milanit, siç ata më njohin mua. Nuk do të jetë një avantazh dhe do të duhet të mendoj vetëm për punën që duhet të ndihmoj shokët e skuadrës.”

Gol në derbi ndaj Milanit – “Nëse do të shënoj ndaj Milanit, do të bëj si gjithmonë.”

Simone Inzagi – “Përpara se të firmosja me Interin, kam folur shumë herë në celular me të dhe aty dukej që më dëshironte në skuadër. Inzagi është një person që synon gjithmonë të fitojë, dhe këtë e kam kuptuar që në kohën kur ishim në skuadër të ndryshme. Me të më pëlqen mënyra sesi stërvitem dhe adrenalina që transmeton dhe motivimet që të jep.”, përfundoi Hakan Çalhanoglu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"