Të veçantat nga ndeshja Flamurtari – Korabi, ja arsyet dhe shkaqet pse vlonjatët denoncuan delegatin Pregja në polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 22:39

Të veçantat nga ndeshja Flamurtari – Korabi, ja arsyet dhe shkaqet pse vlonjatët denoncuan delegatin Pregja në polici

Flamurtari denoncon në Komisariatin e Policisë së Vlorës, delegatin Bujar Pregja. Ai akuzohet nga klubi vlonjat për nxitje të dhunës, prishje të rendit publik dhe fyerje të tifozërisë vlonjate. Por çfarë ndodhi dhe si erdhi agravimi i situatës?

bujar pregja

Tifozët në kor kanë hedhur thirrje kundër FSHF. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e delegatit Pregja. Ai në një farë mënyrë “provokon” tifozët teksa qëndron në fushë edhe pse ndeshja kishte përfunduar. Delegati shihet duhet folur në telefon me shumë mundësi me zyrtarë të FSHF-së. Pregja dëgjohet të thotë: “Po hedhin bidona”.

Nga ana tjetër, administratori Sinan Idrizi i flet nga tribuna delegatit duke i thënë që të mos qëndrojë aty, pasi po bënte provokim ndaj tifozëve. Të njëjtën gjë, Idrizi ia tha edhe në hollin e stadiumit. Ka qenë drejtori Ferko që është parë të shkojë pranë Pregjës, duke diskutuar dhe të dy bashkë janë futur në tunel.

TË VEÇANTA

– Eqerem Memushi mbushi dje 170 ndeshje në karrierën e tij si trajner.

– Eqerem Memushi la pankinën në minutën e 71-të për protesta të vazhdueshme, pasi u ndëshkua me të kuq. Shkon të konsultohet me anësorin, ndërsa është drejtori Ferko dhe Lejdi Liçaj që e shoqërojnë dhe e tërheqin për ta nxjerrë jashtë fushe. Pas largimit të Memushit, Lejdi Liçaj merr drejtimin e pankinës, i asistuar edhe nga drejtori Ferko. Memushi ngjitet në tribunë bashkë me Ribajn dhe jep udhëzimet nga lart.

– Tifozët nuk largohen nga tribuna qendrore. Ata presin Eqerem Memushin të japë prononcimin për mediat dhe më pas duartrokasin trajnerin.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"