Te Tirana nuk ka bindur, por afrikani Muguna premton Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 16:44

Te Tirana nuk ka bindur, por afrikani Muguna premton Superioren

Kenet Muguna edhi në Shqipëri për të bërë diferencën. Klubi, madje, investoi jo pak, por 40 mijë dollarë për shërbimet. Por me aq ndeshje sa ka marrë, nuk e ka justifikuar ende besimin. Klubi i ka rënë pishmanit, megjithatë kontrata e mban të lidhur. Vetë lojtari, përtej minutave të pakta, flet me superlativa në mediat afrikane. “Jemi munduar që të marrim më të mirën në çdo fushë dhe këtë e tregon edhe renditja.

muguna

Secili nga ne po jep pak më shumë nga vetja, sepse të gjithë dëshirojmë që të luajmë në Superiore. Tani na duhet thjesht një ndeshje që ta kalojmë me sukses. Besoj se do ia dalim, por nuk duhet ta shpërdorojmë këtë mundësi”, ka thënë Muguna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"