Të qëndrojë te Milani apo të shkojë te një klub Championsi, deklarata e fundit e Donarumës flet qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 23:15

Të qëndrojë te Milani apo të shkojë te një klub Championsi, deklarata e fundit e Donarumës flet qartë

Xhanluixhi Donaruma, portieri i Milanit, ka përsëritur edhe një herë dashurinë e tij për kuqezinjtë, pavarësisht spekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij që e shohin të veshë fanellën e kujtdo ekipi në Europë përveçse këtij aktual.

donaruma

Dëshira e 21 vjeçarit, i cili e bëri debutimin me Milanin në moshën 16 vjeç e 8 muaj, është të vazhdojë të mbrojë ngjyrat kuqezi, për të cilin kanë shumë kuptim sepse është rritur me to.

Donaruma

Këtë deklaratë ai e bën në një video me pyetje e përgjigje me tifozët, e cila do të trasmetohet nesër në kanalin zyrtar të Milanit, ku gjithashtu rrëfeu se Kristiano Ronaldo është sulmuesi që i trembet më së shumti.

donarumaaa

“Ngjyrat kuqezi janë shumë domethënëse për mua, sepse jam rritur këtu, kam qenë gjithnjë tifoz i Milanit dhe nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të jap gjithçka për këtë fanellë.

Objektivi i parë është ai që ka vendosur klubi në fillim të sezonit, ndërsa sfida personale është të pësoj sa më pak gola që të mundem. Jam përballur me shumë sulmues të mëdhenj, por ai që kam më shumë frikë është Ronaldo,” tregoi Donaruma.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"