Te Partizani nuk kanë çfarë t’i bëjnë, Matondo nuk kthehet deri në fund të kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 22:41

Te Partizani nuk kanë çfarë t’i bëjnë, Matondo nuk kthehet deri në fund të kontratës

Masanga Matondo vijon të jetë një çështje e madhe për Partizanin.

MATONDO

Pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme të klubit për ta bindur, kongolezi nuk lëshon asnjë centimetër në vendimin e tij për t’u kthyer në klub, edhe pse drejtuesit kanë lajmëruar ndjekjen e çështjes deri në fund dhe vendimin e tyre për të mos e shitur nëse nuk gjendet një marrëveshje mes palëve.

Mesfushori vijon të mos duket në Tiranë dhe aktualisht negociatat për shitjen apo rikthimin janë tërësisht të thyera. 23-vjeçari ka marrë vendimin për të mos u kthyer te Partizani, edhe në rast se këta të fundit nuk e shesin në këtë verë.

Gjatë kësaj kohe ai do të mundohet ta mbajë veten në formë duke u stërvitur në formë individuale dhe me siguri do të përpiqet të gjejë një skuadër amatore, sa për të mbajtur trupin në formë. Mesfushori ishte mungesa e madhe e Partizanit në Champions League.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"