Te Lushnja janë problem golat, Haxhiu: Na mungon një sulmues me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 23:55

Te Lushnja janë problem golat, Haxhiu: Na mungon një sulmues me eksperiencë

Lushnja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Turbinën. Dy pikë të lëna në shtëpi, që e mbajnë në vendin e 11-të. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori Melis Haxhiu u shpreh:

lushnja

“Ky barazim nuk mund të pranohet nga ne. Rastet i kishim, por nuk finalizuam. Ndoshta është edhe mungesa e një sulmuesi me eksperiencë. Si gjithnjë do të stërvitemi dhe do të vazhdojmë punën. Nuk na falen më hapat falsë. Kemi kohë për të korrigjuar dhe për të përgatitur ndeshjen e radhës me Pogradecin, që do ta luajmë të mërkurën e ardhshme.

Kam besim te shokët e mi të skuadrës, por duhet vlerësuar më shumë kjo fanellë. Të kemi më shumë harmoni në lojë dhe të gabojmë sa më pak gjatë aksioneve që ndërtojmë”.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"