“Të gjithë janë të motivuar”, flet Sormani: Do të luftojmë deri në fund për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 8:45

“Të gjithë janë të motivuar”, flet Sormani: Do të luftojmë deri në fund për titullin kampion

Partizani i pjesës së dytë do të prezantohet me një timonier të ri, ku te “demat” pritet të nisë epoka “Sormani 2”. Trajneri italian ka marrë frenat e skuadrës më 4 janar dhe kjo periudhë e minifazës që po zhvillohet në Turqi, po i shërben stafit të ri jo vetëm për të përgatitur skuadrën për pjesën e dytë, por si fillim për të krijuar një ide për çdo futbollist që ka gjetur. 15 javët e para të kampionatit u udhëhoqën nga trajneri Franko Lerda, i cili u shkarkua pas humbjes 2-1 në derbin e 13 dhjetorit.Sormani Partizani

Ndërsa dy ndeshjet pasardhëse kampionët i mbyllën me një staf provizor nën drejtimin e Renaldo Kalarit dhe Genc Tomorit. Përgatitjet e “demave” në Turqi po shkojnë mbarë dhe trajneri Adolfo Sormani në përgjithësi është i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve dhe zbatimi i ideve që italiani ka për funksionimin e Partizanit.

Në një prononcim të dhënë së fundi për kamerën e klubit, 54- vjeçari ka pohuar se ka gjetur një skuadër të motivuar, por pranon se tensioni në grup është i pranishëm, mbase kjo edhe nga konkurrenca e madhe që është në radhët e “demave”, pasi ka dy formacione në dispozicion. “Kam gjetur një skuadër jashtëzakonisht të motivuar. Të gjithë janë përcaktues për ekipin dhe motivimi është shumë i madh. Kam fatin të drejtoj një ekip të tillë. Këtu ka tension dhe konkurrencë”, u shpreh fillimisht trajneri i të kuqve.

TITULLI KAMPION

Mungesa e harmonisë në grup ka qenë një nga shkaqet e luhatjeve që kampionët shfaqën në pjesën e parë të sezonit. Por, duket se me ardhjen e Sormanit situata ka ndryshuar, pasi vetë trajneri pohon se grupi është i bashkuar dhe të gjithë janë të motivuar dhe Partizani do të luftojë deri në fund për fitimin e titullit kampion. “Mendoj se në një ambient si i Partizanit ku stafi teknik, lojtarët dhe tifozët kanë krijuar si bllok që të shpallet kampion, kjo është më përcaktuese.Sormani Kalari

Unë garantoj që Partizani do të luftojë për të fituar titullin deri në fund. Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe gati. Këtu janë shumë futbollistë që kanë besim e mundësi për të arritur këtë qëllim. Pastaj futbolli është i çuditshëm, pasi një lojtar mund të ndryshojë fatet e gjithë skuadrës”, u shpreh Adolfo Sormani.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"