“Të gjitha ndeshjet janë si luftë”, flet zv.trajneri i Interit: Kur luan si kampion i Italisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 9:50

“Të gjitha ndeshjet janë si luftë”, flet zv.trajneri i Interit: Kur luan si kampion i Italisë…

Në konferencën për shtyp pas fitores nuk është prezantuar vetë Konte, por zëvendësi i tij, Kristian Stelini, i cili komentoi për “Inter TV” ndeshjen e fituar nga zikaltrit në “San Siro” kundër Romës:

stelini 1

“Edhe në një moment si ky, gëzimi të madh dhe festimesh, është e drejtë të përballojmë ndeshjet ashtu si sot (dje), në mënyrë luftarake. Kaluam në avantazh me dy gola, më pas ndoshta ra disi tensioni, megjithatë u treguam të zotë duke rifituar ritmin.

Është fitorja e 15-të radhazi në shtëpi, diçka jo e vogël. Ne presim gjithmonë që të paraqitemi mirë në ndeshje të tilla. Me siguri kur luan si kampion i Italisë, ka disi më tepër liri, por për ne është një çështje mentaliteti, rritjeje, edhe në ndeshje ku rezultati nuk është i rëndësishëm.

Ka qenë një pjesë thelbësore e punës sonë. Sançez? Pësoi një goditje shumë të rëndë në kavilje, doli sepse humbi disi ndjeshmëri në këmbë dhe preferoi të mos rrezikonte. Të përpiqemi ta rikuperojmë për ndeshjen e ardhshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"