Te Flamuartari del në skenë emri i Troisit, por administratori Idrizi konfirmon… Sadedinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2019 | 16:45

Te Flamuartari del në skenë emri i Troisit, por administratori Idrizi konfirmon… Sadedinin

Ish-trajneri brazilian i Kukësit, Bylisit dhe Laçit, Marcelo Troisi, i cili në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me Partizanin e Skënderbeun për të afruar lojtarë, përflitet se mund të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Ditën e djeshme ka qarkulluar si lajm se braziliani mund të marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Gerd Haxhiut.

Troisi

Por, deri tani nuk ka ende një akord mes trajnerit brazilian dhe klubit vlonjat. Stërvitja e ekipit vijon të drejtohet nga Dritan Sadedini. Troisi ka qenë së fundmi trajner i ekipit grek, Kalithea, në Ligën e Dytë. Ndërkohë, vetë administratori Sinan Idrizi ka konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë asnjë të re sa i përket trajnerit të ri të Flamurtarit.

sADEDINI

Idrizi theksoi se do të jetë Dritan Sadedini trajner i parë, ndërsa Edmond Liçaj si zëvendës i tij dhe njëkohësisht drejtor klubi. “Trajner i ri i Flamurtarit i emëruar është Dritan Sadedini. Ai do të jetë në krye të pankinës deri në fund të sezonit.

Sinan-Idrizi

Në krah të djathtë të Sadedinit do të jetë Edmond Liçaj. Pjesën tjetër të stafit do ta mbushim këto ditë. Nuk duhet të nxitohemi për të gjetur pasuesin e Pollozhanit, por së shpejti do ta mbushim edhe këtë boshllëk”, shprehet administratori. Ndërkohë, si përgatitës atletik është rikthyer Theodhoraq Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"