“Të ecim me hapa të vegjël”, Gvozdenoviç shmang euforinë: Do të shkojë mirë, me Liçon na rikthehet fantazia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2023 | 11:30

“Të ecim me hapa të vegjël”, Gvozdenoviç shmang euforinë: Do të shkojë mirë, me Liçon na rikthehet fantazia

Skënderbeu ka mbyl lur përgatitjet në Durrës dhe është gati për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Sot luajnë në Burrel dhe objektivi është i qartë: të mbajnë vendin e parë. Është ky shkaku që Ivan Gvozdenoviç kërkon maksimumin nga të tijtë.

gvozdenovic

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri e pranon vështirësinë që i pret në këtë transfertë.

“Shkojmë në Burrel pas një serie rezultatesh pozitive dhe një paraqitjeje deri diku të mirë, ndaj mund të them se jemi në ritmin e duhur. Është një ndeshje e vështirë, siç të gjitha në këtë kategori. Luajmë përballë një kundërshtari të fortë, veçanërisht në fushën e vet. Duhet të shmangim vetëkënaqësinë dhe të bëjmë maksimumin tonë. Më pas do të mund të flasim për rezultatin në fund të ndeshjes. Ne jemi mësuar të ecim me hapa të vegjël nga një ndeshje në tjetrën. Tani është radha e Burrelit dhe do të respektojmë kundërshtarin maksimalisht”, theksoi fillimisht serbi i stolit të bardhekuqve.

I ndalur te gjendja e ekipit, Gvozdenoviç pranon se tani është në “luks”.

“E kam thuajse të plotë ekipin. Vetëm Moraesh nuk është ende në maksimumin e vet dhe mbetet në dyshim, pjesa tjetër më jep qetësi. Rikthimi i Liços pas pezullimit mund të na japë fantazinë e duhur në mesin e fushës. Dhe për këtë mendoj se gjithçka do të shkojë mirë”, përfundoi trajneri.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"