Të dënuar për fitore/ Kukësi nën presion, “treni i fundit” me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 16:20

Të dënuar për fitore/ Kukësi nën presion, “treni i fundit” me Vllazninë

Quajeni “treni i fundit” për Kukësin. Ndeshja e sotme ndaj Vllaznisë, që do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” është një nga më të rëndësishmet për klubin verilindor këtë sezon, nisur edhe prej momentit delikat që skuadra e Rrahman Hallaçit po kalon.

Goli i Eze Kukesi logo

Nga ajo ndeshje e fazës së parë në Shkodër, ku Kukësi i shkaktoi Vllaznisë humbjen e parë në kampionat me shifrat e çmendura 2-4 në “Loro Boriçi”, kanë ndryshuar shumë gjëra. Por, në kampin verilindor asnjëherë nuk e kishin menduar se në javën e 14-të do të përballeshin me kuqeblutë dhe do të ishin plot 12 pikë më pak. Kukësi vjen pas tri humbjeve radhazi, ndërsa shkodranët pas një ndeshjeje perfekte, teksa thyen edhe ekipin e vetëm që nuk kishte njohur humbje në 13 javë, Teutën. Sot për Kukësin është si shansi i fundit edhe për faktin se jo vetëm mund të ngushtojë diferencën me zonën e sipërme të renditjes, por njëkohësisht, ndalesa e shkodranëve e ndez edhe më tepër kampionatin.

Pas 13 javësh Vllaznia ka një diferencë prej +9 pikësh nga skuadra si Partizani, Laçi dhe Teuta, kështu që një triumf i Kukësit do të nderonte jo vetëm verilindorët, por nga ana tjetër do t’u jepte një asist perfekt skuadrave janë më afër shkodranëve. Nëse edhe në këtë takim delikat Vllaznia nuk mposhtet, por fiton ose minimalisht merr një pikë, atëherë bëhet edhe më e frikshme për vazhdimësinë. Natyrisht nuk është luajtur ende as gjysma e kampionatit, por javë pas jave fusha ka treguar se shkodranët kanë merituar gjithçka, me një ecuri mbresëlënëse. Ndërsa Kukësi i oshilacioneve të shumta duhet të tregojë më shumë se kurrë se sa vlen.

PANORAAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"