Te Besa janë gati për kthesën, Hoxha: E morëm mësimin, erdhi momenti i autokritikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 11:25

Te Besa janë gati për kthesën, Hoxha: E morëm mësimin, erdhi momenti i autokritikës

Edmond Hoxhës nuk i ka ecur që kur u rikthye te Besa. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi që pësoi në nisje të sezonit, tani po vuan mungesën e golit. Ende nuk ka shënuar dhe sulmuesi e ndien peshën e luhatjeve në rezultate, e megjithatë beson te kthesa.

besa

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, qartëson se i nxorën mësimet nga 180 minutat e fundit dhe kundër Maliqit do të vijë fitorja. “Çdo ekip ka momentet e tij jo të mira, por ky nuk ishte rasti i Besës, thjesht nuk morëm atë që merituam në dy ndeshjet. Kjo nuk na përjashton nga përgjegjësia asnjërin, fakt që me ndershmëri e kemi pranuar të gjithë hapur apo në heshtje. Ne e morëm kështu mësimin, po më mirë që ndodhi tani dhe jo në momentet kyçe të kampionatit”, u shpreh fillimisht sulmuesi.

Por, kjo situatë pritet të testohet këtë fundjavë kur rikthehet kampionati dhe Besa do të presë Maliqin në Luz. Momenti i së vërtetës dhe autokritika e kavajasve pritet të bëhet pikërisht aty. “Gara vazhdon dhe ne vërtet kemi lëshuar disa pikë, por përsëri janë shumë ndeshje dhe shumë pikë në lojë. Me përjashtim të Bylisit, që sipas meje mbetet pretendenti kryesor, në garë janë shumë ekipe dhe pa dyshim edhe Besa.

Ndaj, gjykoj se kundër Maliqit presim vetëm fitore. Jemi të përgatitur psikologjikisht, moralisht dhe këto 10 ditë kemi punuar fort. Mbetet vetëm ta dëshmojmë në fushë tërë këtë angazhim e Ilir Gjyla, trajneri duke folur me ekipin detyrim që kemi”, e mbylli Hoxha.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"