Tavo replikon me Bizhdilin: Luftëtari nuk vjedh lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 16:24

Tavo replikon me Bizhdilin: Luftëtari nuk vjedh lojtarë…

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka reaguar dje pas akuzave të kreut të klubit kavajas, Nexhat Bizhdili, në lidhje me lojtarin beratas, Aldrit Oshafi. Ky i fundit ka firmosur për Luftëtarin, teksa prej tri javësh po stërvitet me bluzinjtë. Mirëpo, presidenti i Besës pretendon se 18-vjeçari është nën kontratë me kavajasit.

Grigor Tavo tribune

“Së pari, dua t’i them kolegut tim se Luftëtari nuk është klubi që bën armiq, por vetëm miq. Ne nuk vjedhim lojtarë. Askush te Luftëtari nuk ka pasur probleme me dokumentacionin.

Ata që kanë lidhur kontratë me ne, janë 100 për qind të rregullt. Meqë klubi i Besës pretendon se Oshafin e ka nën kontratë, atëherë unë që sot (dje) urdhëroj lojtarin dhe menaxherin e tij të zgjidhë këtë çështje. Të shkojnë në FSHF dhe të sqarohet gjithçka. Ne si klub nuk kemi asnjë problem”, ka deklaruar Tavo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"