Takim në Tiranë, Kukësi “flirt” me një ish-milanist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2017 | 9:21

Takim në Tiranë, Kukësi “flirt” me një ish-milanist

Fitorja me Luftëtarin është një detyrim për Kukësin sot sepse kampionët dëshirojnë të mos e ndalin më hapin. Por a do të mjaftojë vetëm kaq për të vulosur qëndrimin përfundimtar të Milinkoviçit? Mbetet për t’u parë. Burime pranë klubit kampion bëjnë më dije se, gjatë ditëve të fundit ka dalë në skenë një alternativë tjetër për stolin e kampionëve dhe ai është një malazez. Bëhet fjalë për trajnerin Miodrag Vukotiç.

Milan1996h_35

Zyrtarë të lartë kanë pasur kontakte me të pak ditë më parë, por nuk dihet nëse është një masë paraprake nëse gjërat shkojnë keq me Milinkoviçin dhe mund ta pasojë ai, apo nëse Vukotiç mund të shërbejë si një urë lidhëse për të afruar lojtarë cilësorë nga Mali i Zi dhe nga Rusia.

Vukotic

Hipoteza e fundit është e mundshme për shkak se Vukotiç ka një eksperiencë në Mal të Zi si trajner i Buduçnostit. Vukotiç është një personazh shumë i njohur në Mal të Zi, madje në vitin 1997 ai arriti që të federohej edhe me Milanin, pavarësisht se nuk arriti të luante asnjë ndeshje me kuqezinjtë. Ish-qendërmbrojtësi 44-vjeçar arriti të nxjerrë kampion të Kategorisë së Dytë të Malit të Zi skuadrën e Mladost Podgoricës, në sezonin 2009- 2010.

Vukotic Kukesi

E drejtoi këtë skuadër deri në vitin 2013 dhe më pas mori drejtimin e Buduçnost Podgoricës deri në vitin 2015, ndërsa, aktualisht është në pankinën e klubit tjetër malazez, Rudar Pljevlja, detyrë që e ka marrë më 24 shtator të këtij viti. Deri tani ka pasur vetëm kontakte mes palëve, pa arritur ndonjë marrëveshje dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për negociata për postin e trajnerit apo për rol tjetër.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"