Tajson Furi zbulon prapaskenën dhe akuzon: Ja si donin të na mashtronin mua dhe Tajsonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 14:33

Tajson Furi zbulon prapaskenën dhe akuzon: Ja si donin të na mashtronin mua dhe Tajsonin

Dy boksierët e famshëm Tajson Furi dhe Majk Tajson kanë akuzuar rrjetin televiziv sportiv “ESPN” për mashtrim. “ESPN” i kishte ftuar boksierët të përballeshin kundër njëri-tjetrit në ring dhe secili do të merrte nga 10 milionë euro. Por, Furi dhe Tajson nuk kanë pranuar, pasi, sipas tyre, eventi i organizuar nga “ESPN” mund të mblidhte deri në 500 milionë euro.Mike-Tyson-Tyson-Fury-696x392

“Kur bisedova me Majk Tajsonin, po flisnim për një shumë prej 500 milionë dollarësh për një duel mes nesh, por oferta që na erdhi të dyve ishte qesharake. ‘ESPN’ më ofroi 10 milionë dollarë dhe po kaq edhe Tajsonit, ndaj të gjithë u tërhoqëm nga kjo sfidë. Do të më pëlqente të dueloja ndaj Majk Tajsonit, të ndanim së bashku ringun.

Nëse do të fitonte, njerëzit do të thoshin se jam një plehrë, pasi më mundi një 53-vjeçar. Nëse do të fitoja unë, do të më shanin, pasi do të mundja një boksier në pension”, deklaroi Furi. Kujtojmë që Majk Tajson prej disa javësh ka nisur të stërvitet intensivisht, ku ka deklaruar se do të rikthehet sërish në ring.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"