Synon të shpëtojë, skuadra e Kategorisë së Parë nis përgatitjet në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 19:54

Synon të shpëtojë, skuadra e Kategorisë së Parë nis përgatitjet në kryeqytet

Turbina u grumbullua dje në mesditë në ambientet e kompleksit “Football Republic” në kryeqytet. Mungesat e cërrikasve, ashtu siç gazeta ka bërë me dije, janë dy futbollistët e huaj dhe mbrojtësi Doko që ndodhet në Greqi.
turbinaaaaaa
Trajneri Vladimir Gjoni, përpara seancës stërvitore ka folur përpara skuadrës, duke kërkuar motivim maksimal për ndeshjet e mbetura, ku Turbina luan qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Lojtarët kanë zhvilluar gjatë seancës së parë vrapime, aerobi dhe qarkullim topi, ndërsa ditët në vijim ngarkesa do të rritet sot. Turbina do të vazhdojë të stërvitet në Tiranë dhe pas disa ditësh mund të luajë edhe ndonjë ndeshje testuese. Cërrikasit presin ndërkohë pagën e dytë të luftës.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"