Surprizon Fernando Torres: Ju tregoj një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 23:10

Surprizon Fernando Torres: Ju tregoj një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit

Torres dhe Salah dikur ishin shokë skuadre te Çelsi, pasi ky i fundit bëri hapat e tij të parë në futbollin anglez në vitin 2014, dhe që atëherë ata kanë mbetur në kontakt.

TORRES SALAH

Ashtu si shumica, Torres është mahnitur nga nivelet që egjiptiani ka arritur pas lëvizjes së tij në “Anfield” në 2017. Me 207 gola në 337 paraqitje, ai aktualisht ndodhet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të “reds”-ave dhe ka një raport gola për minutë që tejkalon shumë nga sulmuesit e mëdhenj të klubit, përfshirë Torresin.

“Ne ishim shokë skuadre te Çelsi dhe jam shumë i lumtur për të”, tha “El Ninjo” për sajtin e Liverpulit. “Jam në kontakt të shpeshtë me të dhe jam shumë i lumtur që ai thyen të gjitha rekordet e mia! Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë në 10 vitet e fundit dhe lojtari im i preferuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"