Supersfida Vllaznia-Teuta, golat priten nga të huajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:34

Supersfida Vllaznia-Teuta, golat priten nga të huajt

Golat priten nga kroatë dhe maqedonas Ante Aralica dhe Pepi Gjorgiev ishin protagonistët absolutë të javës së parë të kampionatit.

Vllaznia ne Lac logo

I pari është sulmues kroat dhe në debutimin me fanellën e Vllaznisë shënoi një herë në portën e Laçit dhe u bë protagonist i një asisti për gol në fitoren 5-3. Ndërsa Gjorgiev është një sulmues maqedonas, i cili arriti të ndëshkonte Partizanin, duke i dhënë tri pikë Teutës në start.

Të dy e kanë për herë të parë që luajnë në kampionatin shqiptar dhe sytë e dy skuadrave janë të drejtuar tek ata në ndeshjen e nesërme, kjo edhe për faktin se bënë paraqitje mjaft të mira në ndeshjet e javës së parë.

Aralica u tregua i jashtëzakonshëm në Laç duke entuziazmuar shkodranët, të cilët që prej kohës së legjendës Vioresin Sinani nuk kanë gjetur bomber.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"