Supersfida që në start, ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 14:35


Supersfida që në start, ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Partizani

Partizani ka kryer dje seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës kundër Teutës, që është premiera e Kategorisë Superiore për këtë sezon të ri. “Demat e kuq” kanë afruar plot 18 futbollistë në këtë merkato vere, mes tyre dhe Esat Mala që u rikthye si i huazuar, dhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe. Megjithatë, të dy këta lojtarë nuk do të jenë gati për sfidën e parë kundër Teutës.

Partizani 0-0 Teuta

Në seancën e fundit stërvitore, fokusi më i madh ishte në goditjet standarde dhe përgatitjen taktike të ndeshjes. Seanca startoi në orën 17:30 në kompleksin stërvitor “Football Republic” dhe zgjati vetëm një orë. Menjëherë pas stërvitjes, të kuqtë kanë nisur grumbullimin në kryeqytet, për t’u nisur ditën e sotme drejt Elbasanit, aty ku do të luhet dhe ndeshja në orën 19:45.

FORMACIONI – Alban Hoxha do të jetë titullar në portën e Partizanit. Në mbrojtje, priten Gligorov nga e djathta e Musta nga e majta, ndërsa në qendër Damçevski dhe zv.kapiteni Egzon Belica. Në mesfushë, pritet të rreshtohet treshja Marku-MuratajRrapaj, që kanë luajtur rregullisht edhe në ndeshjet e Europës. Sulmi pritet të përbëhet nga Zhunior, Cara e Kardozo.

Ndërsa Teuta e cila mban fronin e kampiones në fuqi të Shqipërisë, pas largimeve me peshë si Dejvi Bregu, Renato Arapi i cili la dhe futbollin e luajtur dhe aktualisht mban postin e drejtorit të sportiv të durrsakëve, Rustem Hoxhës, Blerim Krasniqit, Stivi Frashërit dhe Erando Karabecit, formacioni i mundshëm për skuadrën e Edi Martinit do të jetë me modulin e zakonshëm 4-2-3-1.

Qirko në portë, në krahun e djathtë, Todorovski, në qendër Selmani dhe Ivanoviç dhe në të majtë do të jetë Xhekson. Përpara mbrojtjes do të jenë Aleksi dhe Daja, ndërsa në repartin e avancuar do të jenë, Vila, Kallaku dhe Plaku në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Gjorgiev.

TEU 1

PAR

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/