Superliga e Kosovës/ Prishtina fiton dhe afrohet me kreun, Gjilani i Ismet Munishit e pëson në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 16:55

Superliga e Kosovës/ Prishtina fiton dhe afrohet me kreun, Gjilani i Ismet Munishit e pëson në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Janë mbyllur dy sfidat e javës së 29-të të Superligës kosovare, ku Prishtina mundi Arbërinë me rezultatin 2-0 dhe Gjilani i Ismet Munishit pësoj disfatë në shtëpi duke u mundur me rezultatin 0-2 nga skuadra e Llapit.

mankenda

Në ndeshjen e parë kryeqytetasit arritën të bëjnë gjithçka në pjesën e parë, me Mankendën i cili gjeti golin e avantazhit në minutën e 5-të të takimit, teksa ishte një mbrojtës Krasniqi që dyfishoi shifra, duke arritur të realizonte saktë një 11-metërsh në minutën e 12-të të takimit. Me këtë fitore Prishtina ngjitet në vendin e dytë, me 1 pikë më pak se Drita kryesuese e cila do të luaj ditën e nesërme kundër Trepçës.

Në sfidën tjetër, skuadra llapjane mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Gjilanit, ku vendimtarë ishte dygolshi i mesfushorit Sadriu i cili realizoi nga një gol për pjesë përkatësisht në minutën e 22 dhe në të 52. Miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Eminit në minutën e 64. Me këtë fitore Llapi ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e 4-ët në kuotën e 43 pikëve.

REZULTATET
Prishtina-Arbëria 2-0
Shënues: Abazi 5’, Krasniqi (pen) 15’

Gjilani-Llapi 0-2
Shënues: Sadriu 22’, 52’

 

kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"