Superliga e Kosovës/ Frenon Ballkani i Dajës, ndjekësit mund të rihapin kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 17:26

Superliga e Kosovës/ Frenon Ballkani i Dajës, ndjekësit mund të rihapin kampionatin

Ndeshjet e sotme të javës së 20 në Superligën e Kosovës kanë dhuruar rezultate shumë interesante, pasi Ballkani i Ilir Dajës ka shënuar një ndalesë të papritur në shtëpi.

fdgfgfgdgdg

Kampionët në fuqi të Kosovës janë ndalur nga Feronikeli në barazimin 2-2, me miqtë që kaluan dy herë në avantazh por u arritën nga golat e Hamidit dhe Limajt. Kështu, Llapi i vendit të dytë ka mundësinë të ngushtojë në vetëm katër pikë diferencën nga kryesuesit, nëse arrin të mposhtë Dukagjinin në ndeshjen e kësaj jave.

Në ndeshjet e tjera, Gjilani ka marrë barazimin e tretë radhazi duke ndalur Prishtinën, teksa Drita ka fituar në transfertë përballë Lirisë të vendit të fundit në renditje.

JAVA 20 / REZULTATET

Ballkani-Feronikeli 2-2

Gjilani-Prishtina 1-1

Liria-Drita 0-1

sdfsdfsdfsdfsdsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"