Superiore apo mbijetesë, ndahen grupet në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 10:13

Superiore apo mbijetesë, ndahen grupet në Kategorinë e Parë

Pas ndeshjeve të djeshme, të fundit për fazën e dytë, janë përcaktuar edhe katër skuadrat e fazës së “playoff”-it të çdo grupi, si dhe skuadrat e tjera që do të luajnë në “play-out”.kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Erzeni dhe Korabi në Grupin A dhe Besa në Grupin B janë “biletat” e fundit të katërsheve të para, që do të diskutojnë mes tyre Superioren.

Nuk ka përgjysmim pikësh dhe luhet me sistemin vajtje-ardhje. Në Grupin A, Kastrioti kryeson bindshëm dhe lufta do të jetë për vendin e dytë, kurse në ndeshjet e “play-out”-it një skuadër është pushim çdo javë, pasi Shkumbini është përjashtuar.Grupi A

Në Grupin B gara është e hapur, pasi Pogradeci, Apolonia dhe Lushnja janë afër me pikë. Vendi i parë shkon direkt në Superiore, kurse vendet e dyta luajnë një finale mes tyre dhe më pas një ndeshje shtesë me vendin e 8-të të Superiores. Dy vendet e fundit të çdo grupi bien direkt nga kategoria.

Klasifikimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"