Sulmuesi shqiptar bën rolin e heroit, shpëton ekipin nga humbja në minutën e fundit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 16:11

Sulmuesi shqiptar bën rolin e heroit, shpëton ekipin nga humbja në minutën e fundit (Video)

Sulmuesi kosovar që u transferua në këtë merkato në ekipin e ligës së dytë turke, Rizespor, po shkëlqen në ndeshjet e para.

muriqi

Bëhet fjalë për lojtarin e përfaqësues kosovare, Vedat Muriqi, i cili ka shënuar gol në minutën e 90-të në ndeshjen e sotme në kampionat ndaj Erzurumit.

Muriqi ka shpëtuar ekipin nga humbja, pasi deri në atë minutë po humbnin minimalisht.

DUs2H9oWkAEPitI

Sulmuesi ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e para me ekipin e ri, që po lufton për një biletë në Superligën turke. Për momentin Rizespori ndodhet në vendin e dytë në kampionat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"