Sulmuesi Oshafi: Tomori nuk mendon për interesat e të tjerëve, koha të ndihmojmë të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 22:11

Sulmuesi Oshafi: Tomori nuk mendon për interesat e të tjerëve, koha të ndihmojmë të rinjtë

Tomori po e përgatit ndeshjen e radhës në kampionat përballë Burrelit, jo vetëm që të luajë si i barabartë me kundërshtari, por edhe për rikthimin te rezultatet pozitive.

OSHAFI

Edhe pse fati i tyre dihet tashmë, zbritje në Kategorinë e Dytë, në kampin beratas garantojnë se Tomori do ta respektojë garën deri në fund duke  parë interesin e saj dhe jo llogaritë e kundërshtarëve. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është konsideruar fakti se futbollistët e rinj duhet të edukohen sa më shumë me garën e vërtetë sportive. Ndaj, evidentimi i vlerave që ata mbartin duhet të shfaqet në të gjitha takimet e mbetura.

Sulmuesi beratas Aldrit Oshafi, në lidhje me pjesën e mbetur të sezonit, për “Panorama Sport” u shpreh: “Po përgatitemi për një ndeshje dinjitoze me Burrelin si një detyrim ndaj klubit dhe fanellës, si dhe për respekt të tifozërisë sonë. Gjithashtu duhet t’i japim një dorë elementit të ri për t’i ndihmuar në fushë që ata të luajnë me pasion dhe të kërkojmë të gjithë së bashku fitoren e këtij takimi. Tomori nuk shikon fatet e kundërshtarëve, por luan në funksion të interesave të fanellës së tij”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"