Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Olola: Lushnja mbetet larg zonën “play out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 19:07

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Olola: Lushnja mbetet larg zonën “play out”

Lushnjarët do të përballet në fundin e fazës së tretë me pesë skuadrat, që u pozicionuan në pesë vendet e fundit pas fazës së dytë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani shkon në transfertën e Luzit pas dy humbjeve radhazi. 

olola lushnja

Ndaj Bylisit, takim që u humb në shifrat 2-1, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Romeo Olola shënoi golin e dytë me verdhejeshilët. “Sezoni im po shkon mirë me Lushnjën dhe ju them faleminderit të gjithëve për hapësirën e dhënë. Është interesante të shënosh në shtëpi para tifozëve të tu. Pavarësisht se jemi prapa me rezultate, më mjaftoi që t’i bëja të buzëqeshnin me golin. E kërkuam barazimin deri në frymën e fundit, por nuk ia dolëm. Luzi dhe rreziku për të përfunduar në ‘play out’?

Ajo që mund të them në këtë moment, është se si ekip do të japim gjithçka për të mos qenë në zonën ‘play out’. Ne do të udhëtojmë drejt Luzit këtë fundjavë dhe po përgatitemi për këtë ndeshje me një frymë pozitive. Besoj se do të kthehemi me fitore, sepse tani e dimë se çfarë është në lojë dhe i besoj trajnerit Magani dhe stafit të tij për punën që po bëjnë për ndeshjen e fundjavës”, deklaroi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, autor i dy golave për Lushnjën, Romeo Olola për “Panorama Sport”.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"