Sulmuesi më në formë, Cikalleshi: Nuk ndalem këtu

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 4, 2014 | 13:18

Sulmuesi më në formë, Cikalleshi: Nuk ndalem këtu

Cikalleshi ka shenuar ndaj TiranesSulmuesi i Kukësit, Sokol Cikalleshi, është përzgjedhur nga shoqata “Sporti na bashkon” si lojtari i muajit mars për Kategorinë Superiore. Sulmuesi ka pasur rezultate të larta së fundmi, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë. Cikalleshi ka shënuar në shtatë ndeshje radhazi dhe ka qenë përcaktues në lojërat dhe fitoret e Kukësit. “Natyrisht që u jam mirënjohës atyre që më vlerësuan me këtë çmim, por për këtë kanë kontribuar të gjithë shokët e mi të ekipit. Këtë vlerësim ia dedikoj tifozërisë, që nesër shpresoj të jenë të shumtë në stadium dhe një ogur i mirë për një fitore në Durrës, ku na pret një ndeshje e vështirë. Janë dy ekipe me pretendime europiane, ndaj dhe takimi do të jetë mjaft i fortë. Kam besimin e plotë se me një mobilizim, ashtu siç dimë ne, do të marrim tri pikët dhe do ruajmë vendin e dytë. Pa dyshim fitorja në kampionat do të jetë një motivim për kualifikim në kupë, ku ndeshjen e kthimit do ta luajmë të mërkurën në Durrës”, – u shpreh për “Panorama Sport” sulmuesi Sokol Cikalleshi. Ndërkohë ekipi mbrëmë ka mbërritur në qytetin e Kukësit, ku është akomoduar dhe sot do të bëjë seancën e fundit anti-Teutë. Në këtë ndeshje mungesa të sigurta janë Progni dhe Musolli. I pari vuan pezullimin për kartonë, ndërsa i dyti është i dëmtuar. Ndërkohë, lajme të mira vijnë për Shametin, i cili ka nisur stërvitjen me grupin. Megjithatë, nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm të shtunën.
Jonuz Hallaçi





www.minuta90.com