Sulmuesi më i ri i Kombëtares/ Prezantohet për herë të parë Arbër Hoxha (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 22:43

Sulmuesi më i ri i Kombëtares/ Prezantohet për herë të parë Arbër Hoxha (VIDEO)

FSHF me një postim në rrjetet sociale ka prezantuar sulmuesin më të ri të Kombëtares Shqiptare, Arbër Hoxha. 25-vjeçari ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me Dinamon e Zagrebit këtë sezon, gjë që ka shtyrë trajnerin Silvinjo, që ta grumbullojë për këto miqësore marsi. 

Capture

Ai del duke përshëndetur të gjithë tifozët, duke i ftuar të gjithë që të shkojnë në stadium që ta suportojnë skuadrën kuqezi nga afër.

(VIDEO)

Hoxha ka luajtur edhe për Kosovën në të kaluarën. I dalë nga akademia e FC Besës, ai ka qenë pjesë edhe e ekipeve të tjera së kampionatit kosovarë, si Prishtina dhe Ballkani. Më pas erdhi transferimi i madh tek Lokomotiva e Zagrebit, ku prej atje shkoi tek Slaven Belupo dhe e fundit Dinamo Zagreb. Ju rikujtojmë që ishte autori i një supergoli në ndeshjen e së enjtes kundër PAOK-ut në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"