Sulmuesi i Pogrdecit nuk e diskuton fitoren me Lushnjën: Do e luajmë si finale të madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 10:46

Sulmuesi i Pogrdecit nuk e diskuton fitoren me Lushnjën: Do e luajmë si finale të madhe

Liqenorët shpërdoruan një mundësi të artë në Fier për të qenë para Lushnjës në renditje, kundërshtarit të radhës në javën e fundit të kampionatit. I kishin të gjitha mundësitë liqenorët të dilnin me 3 pikë nga transferta me Apoloninë, por u ndëshkuan në kohën shtesë dhe për më tepër humbën edhe dy penallti që do ta kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

pogradeci

DRAGOJ – Në barazim 2-2 në “Loni Papuçiu” për Pogradecin realizoi dy herë sulmuesi Erion Dragoj. Futbollisti 21- vjeçar, në një prononcim për “Panorama Sport”, lidhur me atë ndeshje shprehet: “Nuk jam unë heroi i atij takimi, kam bërë detyrën me dy golat e shënuar, por kur nuk e mbyll dot me fitore, je i trishtuar dhe gëzimi i golave për golat është sfumuar disi. Të gjithë e panë sa forcë ka ky ekip. Në Fier luanim edhe për pak ego dhe krenari, i kishim mundësitë të fitonim, por nuk ia arritëm qëllimit. Tani duhet të mendojmë për atë që na pret të shtunën”.

EDHE TRI FINALE – Ndeshjen e së shtunës me Lushnjën Dragoj e konsideron një nga tri finalet e mbetura për skuadrën e tij, duke nënkuptuar se do të jetë Pogradeci që do të shkojë në ndeshjet shtesë me anë të vendit të dytë. Dhe për këtë bën punë vetëm fitorja, sepse Lushnja është përpara. “Është një ndeshje shumë delikate, kundërshtarit i intereson edhe një barazim, kurse ne luajmë vetëm për fitore. Kështu thotë matematika dhe ne do të luftojmë fort, si në një finale të madhe. Por, dua të them se është finalja e radhës, sepse më pas kemi edhe dy të tjera.

47223808_1132606076895815_6692592781371637760_o

Nuk është koha për të bërë analiza të gjata, mundësitë e kemi pasur dhe i kemi ende. E vlerësojmë kundërshtarin, pasi Lushnja ka qenë një nga skuadrat më të mira. Kam besim se Pogradeci do të shprehet si duhet në fushë. Nuk ka shumë rëndësi se kush shënon, rëndësi ka fitorja dhe besoj se do të jem shënues në atë ndeshje. Jam i bindur se Pogradeci do të shënojë dhe do të marrë 3 pikët për ta mbyllur kampionatin në vend të dytë”, thotë Dragoj. Stafi teknik i liqenorëve shpreson që deri të shtunën të rikuperojë disa futbollistë të dëmtuar, si dhe të marrin formën e duhur disa të tjerë që rikthehen nga dëmtimet.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"