Sulmuesi i Kombëtares zihet me shokun e skuadrës për një penallti, presidenti paralajmëron dënimin e shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2019 | 11:00

Sulmuesi i Kombëtares zihet me shokun e skuadrës për një penallti, presidenti paralajmëron dënimin e shqiptarit

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku gjeti rrugën e rrjetës ditën e djeshme në sfidën ndaj Klujit e vlefshme për kampionatin, teksa skuadra e tij Astra u mposht me rezultatin e thellë 1-5.

Llullaku

Ndërkohë mediat rumune raportojnë se një situatë aspak normale u krijua në momentin e fitimit të penalltisë nga Astra. Llullaku nuk futbollistin Denis Alibek që ta ekzekutonte 11-metërshin, duke e marrë vet përsipër penalltinë. Në këtë moment Alibek kërkoi që të largohej nga fusha e lojës në shenjë proteste, por u rikthye për të vazhduar.

craiova-astra-live-20-00-lovitura-pentru-oaspeti-alibec-out-din-lot-pentru-partida-din-aceasta-seara-ce

Shqiptari arriti ta shndërronte në gol atë 11-metërsh, duke e dërguar topin në trekëndësh, gjithsesi nuk i ka shpëtuar paralajmërimit për dënim nga presidenti.


“Nuk e di nëse Llullaku është emëruar nga trajneri dhe unë nuk dua të flas pa e ditur. Ne duhet t’i përmbahemi disa rregullave dhe kushdo që nuk i respekton do të paguajë. Llullaku do të paguajë nëse ai nuk e respektuar fjalën e trajnerit”, u shpreh presidenti i Astrës, Dani Koman.

Ndërkohë që i pyetur pas ndeshjes për incidentin e ndodhur, Llullaku nuk pranoi të japë shumë shpjegime, duke e quajtur atë si diçka të vogël.

“Ka shumë nerva në këto moment. Ishte një gjë e vogël. Tani e mora unë dhe herën tjetër do e marrë Alibeci ekzekutimin, kaq ishte e gjitha”, deklaroi shqiptari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"