Sulmuesi i Juventusit tregon prapaskenat me Nejmarin: Është i çmendur, luante për t’u argëtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 13:20

Sulmuesi i Juventusit tregon prapaskenat me Nejmarin: Është i çmendur, luante për t’u argëtuar

Sulmuesi i Juventusit, Moise Kin ka folur për kohën kur ishte pjesë e skuadrës së PSG-së. Ai u ndal edhe tek Nejmari teksa tha luante për t’u argëtuar.

Së fundmi, 23-vjeçari zbulon edhe disa nga prapaskenat gjatë periudhës që luajti me Parisin, duke treguar më shumë rreth marrëdhënies së tij me Mbappe apo Neymar.

“Luajta një vit me Parisin, më parë isha në Angli te Evertoni. U ndjeva shumë mirë dhe të them të drejtën nuk e prisja atë mikpritje nga shokët e skuadrës. ishin një skuadër e re, plus që aty gjeta Mbape dhe Nejmar. Nejmari luante për t’u argëtuar, ishte njësoj sikur të luante në rrugë. Futbollin e sheh si argëtim. Kishte raste kur trajneri i thoshte të bënte çfarë të donte në fushë.

Njëherë erdhi shumë i lodhur në stërvitje. Ne ishim ndërruar të gjithë, por ai nuk po dilte. I thashë një prej shokëve se Nejmar nuk do të dilte fare nga dhomat e zhveshjes. Por, ai doli edhe pse me vonesë dhe nisi t’i driblonte të gjithë, është një i çmendur”, u shpreh Kin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"