Sulmohet me gurë makina e gjyqtarit Lorenc Jemini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2015 | 15:12

Sulmohet me gurë makina e gjyqtarit Lorenc Jemini

JeminiNjë orë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, teksa eskorta e policisë po shoqëronte gjyqtarët deri në dalje të qytetit të Korçës, makina e kryesorit Lorenc Jemini është sulmuar me gurë nga disa tifozë.

Burime të sigurta të “Panorama Sport”, tregojnë se nuk bëhet fjalë për dëme materiale apo goditje të arbitrit, por thjesht për një sulm të mbetur në tentativë nga tifozë të revoltuar.

Të njëjtat burime, sqaruan se policia ka reaguar menjëherë pas kësaj ngjarjeje, duke shoqëruar në komisariat katër tifozë korçarë, të cilët tentuan të sulmonin me gurë makinën e gjyqtarit ndërkombëtar. Mesa duket, zemërata e tifozëve korçarë për atë penallti të dhënë në fund nga Jemini, ka qenë shumë e madhe. Gjithsesi, ky ishte një incident i shkëputur, duke mos e zbehur aspak atmosferën dhe ndeshjen “fair-play” të zhvilluar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"