“Stërvitje në katin e parë”, Çyrbja i Teutës: Kur të rikthehemi do të na duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 15:28

“Stërvitje në katin e parë”, Çyrbja i Teutës: Kur të rikthehemi do të na duhet…

Lojtarët e Teutës kanë gjetur mundësira të ndryshme në këtë periudhë izolimi për të mbajtur formën sportive. Një prej tyre është edhe mesfushori Arbër Çyrbja. Në një intervistë për “Panorama Sport” titullari i durrsakëve tregon si e kalon ditën dhe ndër të tjera impaktin që mund të ketë kjo ndërprerje e gjatë. Askush nuk e di se kur do të rikthehet të luhet futboll dhe kjo tremb jo pak lojtarët.cyrbja teuta

Arbër, si po i kalon këto ditë pa futboll?

Në gdhihemi dhe ngrysemi në shtëpi, sepse nuk ka ilaç tjetër nëse do të shpëtosh nga ky virus. Detyrimisht duhet të vetëizolohesh, ndryshe mund të kesh pasoja. Por, mundohem të gjej mundësinë që të bëj stërvitje individuale për të mos humbur ritmin.

Sa e vështirë është për një lojtar të qëndrojë i mbyllur në shtëpi?

Jashtëzakonisht shumë e vështirë, pasi ne jemi mësuar të stërvitemi çdo ditë dhe kjo periudhë na ka lënë si në “pit stop”. Gjithsesi, është më e rëndësishme jeta e njerëzve dhe me pas vjen futbolli.

Ju kemi parë të stërviteni edhe në stadium me Arapin, Beqjen dhe zv.trajnerin Hodo. Mos ndoshta i keni thyer disi rregullat?

Në mënyrë absolute nuk i kemi thyer rregullat. Thjesht kemi respektuar oraret që janë dhënë. Personalisht stërvitem në shtëpi, pasi kam një vend të bollshëm duke qenë se banoj në katin e parë. Megjithatë, nuk është njësoj stërvitja në kushte shtëpie me atë që bën në fushë.cyrbja arapi

Sa do të ndikojë kjo ndërprerje për futbollistët?

Shpresojë shumë që të mos të ndikoje për keq, pasi u bë gati 10 ditë që kemi ndërprerë stërvitjen. Kur të kthehemi normalisht duhet të rinisim pasi të bëjmë një mini-fazë përgatitore.

Keni një mesazh për këtë situatë që po kalon vendi?

Ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët, injoroni idiotët. Së bashku do t’ia dalim. Askush nuk duhet të dalë nga shtëpia.

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"