Statistikat, Vllaznia është “deja vu”/ Skuadra e Mirel Josës, po aq pikë sa ajo e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 13:50

Statistikat, Vllaznia është “deja vu”/ Skuadra e Mirel Josës, po aq pikë sa ajo e…

Vllaznia e këtij sezoni pas katër javësh kampionat është një “deja vu” e ekipit që drejtohej nga Tomas Brdariç.

TIRANA VLLAZNIA 1

Edhe në kampionatin e kaluar, shkodranët kishin vetëm gjashtë pikë pas katër ndeshjesh, ndërsa pozicionoheshin në vendin e katërt me 1 fitore dhe 3 barazime.

Këtë kampionat kanë marrë dy fitore dhe kanë pësuar dy humbje, ndërsa aktualisht janë në vendin e pestë.

Sa u përket golave, vjet kishin shënuar 7 dhe pësuar 5, ndërsa aktualisht kanë realizuar 4 herë dhe kanë pësuar plot 6 herë, duke treguar probleme të mëdha në fazën mbrojtëse.

Megjithatë, skuadra e Josës ka shansin të bëjë kthesën në javën e pestë, ku pret Kastriotin në Shkodër, të dielën në orën 17:45.

DËMTIMET – Në ndeshjen e radhës Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh, pikërisht Liridon Latifin, që ende nuk është riaftësuar dhe Lorik Boshnjakun.

Ky i fundit pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Egnatias dhe do t’i duhet të qëndrojë tri javë jashtë fushave.

Për fatin e tij, kampionati ndërpritet deri në fund të shtatorit dhe kësisoj do të humbasë vetëm sfidën me Kastriotin këtë javë. Ndërkohë, lajm i mirë për trajnerin Josa është rikthimi i Esin Hakajt dhe Herald Markut, që munguan në Rrogozhinë.

A. URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"